KreuKuzhine

“Udhëtim me origjinë shqiptare”, një eksperiencë e motivuar nga Typic-al

Ditët me tematikë janë një moment për t’u ndërgjegjësuar dhe për të qenë edhe më të vetëdijshëm për raportin tonë si njerëz me data të caktuara. E tillë ishte Dita e Tokës, këtë 22 prill, që u manifestua në një mënyrë unike në një event të organizuar nga TYPIC-AL, me prezencën e njerëzve të medias dhe mbështetësve të produkteve autoktone.

Në një drekë, ku u servirën pikërisht produkte të certifikuara të prodhuara nga fermerët shqiptarë, dhe të përgatitura nga mjeshtrit e kuzhinës chef Sokol Prenga dhe Chef-i i Agroturizëm Fustanella Farm (lokacion, ku edhe u zhvillua eventi), Seri Haskurti, në një dekor ku detajet, si kashta dhe lulet e fushave, të takonin me tokën dhe produktet e saj, u komunikua edhe mënyra sesi mund të promovohen edhe më shumë produktet shqiptare.

“Udhëtim me origjinë shqiptare”, një eksperiencë

Dreka me temë “Udhëtim me origjinë shqiptare” përmbante produkte si: patatja e Shishtavecit, mjalti i Bedunicës së Përmetit, pekmez nga thanat e egra të Pukës, vaji ulliri Valmi, misër nga Sulova, sherbelë me kripë Narte, arra Kabashi, verë e bardhë nga Kantina Caco, etj.

“Udhëtim me origjinë shqiptare”, një eksperiencë

“Udhëtim me origjinë shqiptare”, një eksperiencë

“Udhëtim me origjinë shqiptare”, një eksperiencë

TYPIC-AL është një projekt i financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) dhe i implementuar nga CIHEAM Bari, i cili ofron mbështetje teknike, me synimin për të nxitur shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale në zhvillimin e prodhimit dhe tregtimit të produkteve tradicionale në përputhje me standardet e Komunitetit Europian.