Nëse doni të shijoni pjata autentike italiane, asgjë më shumë sesa pastat dhe rizotot, identifikohen më këtë vend. Por, ka gjithmonë një sekret: produktet e duhura! Bordo ju sugjeron t’i gjeni në rrjetin e marketeve Conad, ku garantohet jo vetëm cilësia autentike e pastave dhe orizit, por edhe produkteve të tjera made in Italy që ofrohen, bashkë me të gjithë përbërësit që plotësojnë menunë tuaj familjare.
Përbërësit:
1 litër lëng perimevesh, 4 kërpudha porcini, 480 gr oriz, një qepë e njomë, majdanoz, verë e bardhë, gjalpë, djathë parmixhano i grirë, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë, piper
Përgatitja:
Filloni duke pastruar kërpudhat butësish. Pastaj pritini në kubikë dhe skuqini 3/4 e tyre për 5 minuta në një tigan me 2 lugë gjelle vaj, majdanoz të grirë, kripë dhe piper.
Në një tenxhere, kaurdisni qepën e prerë imët me vaj ulliri për 3 minuta, pastaj shtoni orizin dhe skuqni për pak më pak se një minutë. Shuajeni me gjysmë gote verë të bardhë, lëreni të avullojë, pastaj shtoni gradualisht lëngun e mishit, duke e përzier vazhdimisht.
Pas 10 minutash, shtoni kërpudhat e skuqura më parë, përzieni një copë gjalpë dhe 2 lugë gjelle djathë parmixhano, fikeni zjarrin pas një minute dhe shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
