KreuKuzhine

Gjeldeti me erëza, mjaltë dhe patate, receta fanstastike për darkën e Krishtlindjes!

Sezoni i festave erdhi, e bashkë me të, nata e ndërrimit të viteve, ku ushqimet çdo herë na bashkojnë rreth tryezës më pranë se çdo ditë tjetër të vitit. BORDO sugjeron një recetë unike të gjelit të detit për darkën e Krishtlindjes ose të Vitit të Ri.

Gjeldeti me erëza, mjaltë dhe patate 

Përbërësit: 

1 gjeldeti, 2 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë çaji kanellë, 1 lugë çaji kardamom jeshil i grirë, 1 majë shafrani, 5 ml vaj luledielli, 50 g gjalpë gjysmë i kripur, 4 qepë të kuqe, 150 ml lëng pule, 400 g patate, 40 g gjalpë, 200 g bizele, 1 lugë gjelle sheqer kafe, kripë dhe piper.

Përgatitja:

Përzieni mjaltin, vajin, kanellën, kardamomin dhe shafranin, duke krijuar një salcë aromatike. Me të lyejeni gjelin e detit me këtë përzierje dhe lëreni të marinohet për 2 orë në frigorifer. Qëroni dhe pritini qepët përgjysmë, pastaj kalojini në një tigan me pak gjalpë dhe vaj, kripë dhe sheqer. Lërini të skuqet, shuajeni me lëngun e pulës dhe lëreni të ziejë për 15 minuta. 

Vendoseni gjelin e detit në furrë duke e lyer sipërfaqen me copa gjalpi dhe vaj, ndërsa në furrë vendosni një gotë ujë që mishi të mos thahet. Pjekja zgjat 90 deri 120 minuta dhe lyejeni me vaj dhe lëngun që lëshon mishi, çdo 30 minuta. 

Shtoni patatet në tavë 30 minuta para përfundimit të gatimit, spërkatini me gjalpë dhe kripë. Ndërkaq, në një tenxhere me ujë me kripë zijeni për rreth 10 minuta bizelet, hiqini dhe kalojini në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën e gjelbër. Shërbejeni gjelin e detit me të gjithë garniturën.