KreuKuzhine

2 receta për një gatim të shijshëm me kungull!

Me formën e tij të butë dhe të plotë, kungulli i vjeshtës është një përbërës i cili i dhuron shije të gjitha pjatave. Ju mund të përgatisni kungullin, ose pasi e keni zier ose pjekur më parë, por edhe duke e përfshirë menjëherë në çdo recetë, por koha e gatimit do të zgjasë pak më shumë. Ndaj, ju sugjerojmë ta përgatitni më parë dhe më pas pjatat do të jenë gati në pak minuta. Ashtu si çdo perime, edhe kungulli përshtatet me të gjitha llojet e recetave, qoftë në supa, pasta e deri te pjatat e ëmbla. Përveç shijes së butë, tuli si kadife, ka pak kalori duke dhuruar pjata të shëndetshme. Kungullin duhet ta gatuani në furrë, në tigan ose në ujë për të patur copa të buta, asnjëherë menjëherë pasi e keni prerë. Ka pak kalori, shumë ujë dhe përmban sasi të mëdha beta-karoteni. Është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me kalium, kalcium, magnez dhe fosfor, pa harruar vitaminat A, B dhe C. 

Tavë me kungull, qepë dhe djathë dhie 

Përbërësit:

1 kungull i vogël, 2 qepë të kuqe, djathë dhie, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle mjaltë, trumzë,  

kripë dhe piper i bluar.

Përgatitja: 

Qëroni kungullin, hiqni farat dhe më pas priteni në feta të holla rreth 3 milimetra. Qëroni qepët e kuqe dhe pritini në unaza të holla. Pritini djathin e dhisë në feta me trashësi rreth 1 centimetër. 

Në një tavë, vendosni fetat e kungullit, qepës dhe djathit të dhisë, duke i alternuar vertikalisht. Hidhni vaj ulliri dhe pastaj shtojini një lugë gjelle mjaltë. Spërkateni me trumzë, kripë dhe piper sipas shijes. Mbulojeni tavën me letër alumini dhe piqeni për 40 minuta në temperaturë 180 gradë. Hiqeni letrën e aluminit dhe vazhdoni pjekjen për 15 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë kafe të lehtë dhe djathi të shkrihet. 

 

 

Makarona me kungull 

2 receta për një gatim të shijshëm me kungull!

Përbërësi: 

1 kungull i vogël, 200 g makarona pa vezë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 qepë, 2 thelpinj hudhër, 2 lugë çaji sherbelë të tharë, 400 ml lëng perimesh, 1 grusht borzilok i freskët, kripë, piper. 

Përgatitja: 

Qëroni kungullin dhe priteni në copa të vogla dhe vendoseni në një tenxhere me ujë të vluar. Lëreni të gatuhet në zjarr mesatar për 10 minuta, derisa të zbutet. Kullojeni dhe hiqeni mënjanë. 

Vendosni makaronat në një tenxhere tjetër dhe mbulojini me ujë të valë. Lërini të vlojnë, pastaj ulni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë për 10 minuta derisa të jenë al dente. Kullojini dhe mbajini të ngrohta. 

Ngrohni vajin në një tigan, shtoni qepën e grirë imët dhe thelpinjtë e hudhrës së shtypur. Spërkateni me sherbelë dhe gatuajeni në zjarr mesatar për 2 minuta derisa qepa të fillojë të zbutet, pa u karamelizuar. 

Vendosni qepën e gatuar, hudhrën dhe sherbelën në blender bashkë me kungullin. Shtoni lëngun e ngrohtë të perimeve dhe përziejini derisa të bëhet një salcë e lëmuar. Hidhni salcën mbi makarona dhe përziejini, duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe borzilok.