KreuKopertina

Anada Nikollari rrëfen prapaskenat e “Ferma VIP” nga miqësia me Mozën te përplasja me Sarën

Anada Nikollari rrëfen prapaskenat e “Ferma VIP” nga

Modelja Anada Nikollari ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën “Bordo”, ku ka folur për eksperiencën e saj në “Ferma VIP”, raportet me banorët dhe dinamikat që përjetoi gjatë qëndrimit në format.

Anada e ka përshkruar këtë rrugëtim si një eksperiencë ndryshe, edhe pse për të zgjati pak.

“Ishte një eksperiencë ndryshe për mua pasi në një farë mënyre sfidova veten në këtë rrugëtim, edhe pse ishte i shkurtër. Ndihem mirë që e provova, që të mos them në një moment pse nuk e mora guximin”, është shprehur ajo.

Modelja ka treguar se në përgjithësi ka pasur raporte të mira me banorët, ndërsa veçoi afrimitetin që krijoi me Mozën gjatë ditëve të fundit të qëndrimit në fermë.

“Me Mozën pata një afrimitet sidomos ditët e fundit. Ndihesha më lirshëm për të biseduar me të. Kemi ndarë edhe disa histori personale”, tha Anada, duke përmendur gjithashtu edhe Soni Malajn dhe Romirin si banorë me të cilët ka pasur komunikim të mirë.

E pyetur për lidhjet që u krijuan brenda fermës, Anada foli për Vanesën dhe Indritin, duke treguar se historia e tyre kishte nisur gjatë kohës kur ajo ishte ende pjesë e formatit, por nuk e kishte menduar se mes tyre po lindte një lidhje.

“Historia e tyre nisi gjatë ditëve që kam qenë pjesë e fermës, por nuk e mendoja që ishin duke nisur një lidhje. Më tej, kur kam dalë, ata e zyrtarizuan brenda formatit”, u shpreh ajo.

Sa i përket mundësisë që në një reality show të krijohen histori reale dashurie, Anada tha se gjithçka duhet të vijë natyrshëm dhe të testohet jashtë kamerave.

“Mendoj që mund të krijohen histori të bukura dhe të vërteta, por duhet të vijnë në mënyrë të natyrshme, t’i japin kohë secila palë njëri-tjetrit dhe vazhdimësinë ta shohin jashtë”, tha ajo.

Një nga deklaratat që bie në sy në intervistë lidhet me raportin e saj me Sarën. Anada u shpreh se nuk mund ta cilësojë si person të vështirë, por pranoi se me të nuk kishte shumë përputhje në komunikim.

“Nuk mund të them e vështirë, por një person që nuk më shkonte muhabeti ka qenë Sara. Mendoj që ajo ka dashur të krijojë sa më tepër dinamika, ishte pjesë e lojës apo qasja e saj”, tha modelja.

Ndër të tjera, Anada foli edhe për Gresën dhe Adin, duke thënë se i erdhi keq për largimin e tyre, pasi sipas saj loja që kishin brenda formatit ishte e mirë dhe mund t’i kishte çuar më larg.

Modelja pranoi se hyrja e saj në fermë nuk ishte e lehtë, pasi ishte ndër hyrjet e para të reja dhe ndjeu një lloj ftohtësie nga banorët ekzistues.

“Kam qenë hyrja e parë e re. Pas shtatë ditësh kam hyrë në fermë në të njëjtën natë me Ilir Shaqirin. Kur kam hyrë, kam parë një ftohtësi nga ana e fermerëve”, tregoi ajo.

Sa për finalen, Anada tha se finalistët i kanë pëlqyer dhe se deri diku e priste zgjedhjen e tyre. Ajo veçoi DJ Bujakën, për të cilin tha se iu bë qejfi që ishte pjesë e finalistëve, edhe pse nuk e njeh personalisht.

"Finalistët më kanë pëlqyer dhe deri diku më pëlqeu zgjedhja që është bërë. DJ Bujakën edhe pse nuk e njoh personalisht, pasi nuk kemi qenë në të njëjtën kohë. M'u bë qejfi që ishte pjesë e finalistëve."

Intervista e plotë