KreuKopertina

“Në televizion, gjarpërinj dhe hardhuca”, Bora Zemani "ia kthen" Arbanës: Nuk ka më, tani jemi...!

 

“Në televizion, gjarpërinj dhe hardhuca”, Bora Zemani

Para disa kohesh, Arbana Osmani përshkroi mjedisin televiziv si “të mbushur me gjarpërinj dhe hardhuca”, një deklaratë që u komentua gjerësisht në media.

Ndërkohë, në emisionin “Goca dhe Gra”, Bora Zemani u pyet nga moderatoret për konkurrencën në televizion dhe për sa mbështetës janë moderatorët mes tyre. Rozana Radi ishte më e drejtpërdrejtë, duke e shtyrë Borën të jepte një përgjigje që u komentua menjëherë:

“Tani ata kanë ikur. Nuk ka më, jemi qetë,” u shpreh Bora, duke nënkuptuar se në rrethin e saj aktual nuk ekziston më kjo atmosferë.

Ajo shtoi: “Unë kam disa vite që punoj me të njëjtin staf. Më duket e rëndë të përshkruash kolegët apo ish-koleget në atë mënyrë. Konkurrenca është e shëndetshme.”

Moderatorja u pyet gjithashtu se kë do të zgjidhte për drejtimin e Big Brother, mes Arbanës dhe Ledionit.

Bora u përgjigj hapur: “Në shijet e mia, për gjithë formimin dhe batutën, është Ledioni gjithmonë. Unë e shijoj, mund të shoh 4–5 orë Big Brother. Jam aty me Ledionin gjithmonë.

Me këtë deklaratë, Bora la të kuptohet qartë preferencën e saj profesionale, duke vënë në pah stilin dhe energjinë që, sipas saj, Ledioni sjell në ekran.