KreuKuzhine

Tirana në hartën e mikpritjes, "Nouvelle Bague" renditen në vendin e 28 në botë në listën më prestigjoze të bareve!

 

Ndodhur në zemër të bllokut në kryeqytet, “Nouvelle Vague” prej 13 vitesh është kthyer në shtëpinë e orëve të relaksit dhe humorit të mirë, për këdo që është i mezipritur t’i arratiset rutinës mbytëse. Një koktej bar i ndërtuar dhe ideuar nga 2 vëllezër dhe prindërit e tyre, mirëpret çdo ditë të javës, qindra klientë besnikë dhe të rinj.

Një tjetër sukses që na bën krenarë, Nouvelle Vague është renditur në vendin #28 në botë në listën më prestigjioze të bareve, The World’s 50 Best Bars nga San Pellegrino. Një vlerësim që e vendos Tiranën në hartën e mikpritjes, kreativitetit dhe shijes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nouvelle Vague Cocktail Bar (@nouvellevague_tirana)

Bari hapi dyert për herë të parë më 22 dhjetor 2012 dhe në 10 vite eksperiencë, arritja dhe kënaqësia më e madhe për drejtuesit dhe pse jo klientët e “Nouvelle”, është renditja ndër 50 baret më të mira në të gjithë botën në vitin 2023. I ideuar të krijojë vibe të mira dhe t'i bëjë njerëzit të lumtur, ajo çfarë e bën unik këtë bar, është përfshirja e pijeve shqiptare, si rakia apo vera në kokteje autentike, katër prej të cilave i gjeni vetëm në “Nouvelle Vague” dhe askund tjetër.