KreuCelebrity

"Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite...", rrëfimi prekës i Kastro Zizos!

Këngëtari i njohur, kastro Zizo ka qenë i ftuar ditën e sotme në Top Albania Radio. Mes të tjerash një nga deklaratat e tij ka tërhequr mjaft vëmendjen, ku zbulon se vajza e tij, tashmë 13 vjeçe, është në spektrin autik. E jo vetëm kaq, por këtë fakt  ai e ka mësuar vetëm pas shumë vitesh.

Artisti pohon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me të bijën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson “të tmerrshme”.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj,” – shprehet Kastro.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë.”

“Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”.