Juristja Eni Çobani ka detajuar historinë e ndërlikuar ligjore të pronës që shkaktoi vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke shpjeguar zanafillën e konfliktit dhe vargun e vendimeve që çuan në aktin ekstrem.
Gjithë ngjarja tragjike e ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi, babai dhe xhaxhai i të cilit janë pronarët e kontestuar, ndodhi për shkak të vendimeve ligjore për pronësinë e një godine në Shkodër.
Në emisionin “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea fillimisht i shprehu ngushëllime familjes Kalaja, ndërsa pyeti Eni Çobanin se çfarë e çoi familjen Shkambi deri në këtë akt ekstrem.

Çobani theksoi se në vitin 2021, i ndjeri z. Astrit Kalaja si relator në Gjykatën e Apelit, rrëzoi kërkesën e Pal Shkëmbit (xhaxhait të Gjonit) dhe “nuk ka njohur përfundimisht familjen Shkëmbi” për themelin e pronës.
Kontradiktat me dokumentet: Juristja zbuloi një detaj tronditës: “Dokumentet sot të familjes Shkambi janë djegur! Janë zhdukur! Nuk gjenden!” Ajo shtoi se “Pala e banorëve të godinës” pretendon se dokumentet janë falsifikuar, ndërsa ajo vetë ka kërkuar dokumentacionin në Arkivin Qendror Shqiptar ku “nuk rezulton, nuk njihet emri Binak Shkamb Pjetraj.”
Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej sërish për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, një situatë që, sipas Çobanit, “çoi në atë humbje logjike të një djali 30-vjeçar sikundër ishte Elvis Shkambi”.
Çobani e përmbylli shpjegimin e saj me një apel ndaj institucioneve: “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti!”
Ajo ngriti pyetjen e fundit: “Kemi një bashki e cila akoma sot pretendon që ka njerëz në një godinë shtetërore, duhet t’u marrë qira dhe unë nuk e di ata njerëz paguajnë qira apo jo.”