KreuCelebrity

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau “zyrtarizojnë” romancën me një puthje në jaht!

Ylli i popit Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se kanë vënë në lëvizje rrjetet sociale, pasi janë parë në momente të afërta që duket se konfirmojnë thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.

Të dy janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje në jahtin e këngëtares në Santa Barbara, Kaliforni, pamje që kanë ndezur menjëherë mediat rozë.

Zërat për një lidhje mes Perry dhe Trudeau kishin nisur që në verën e këtij viti, kur ata u panë duke darkuar bashkë në një nga restorantet më të njohura të Montrealit, Le Violon. Deri më tani, as këngëtarja dhe as politikani nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike për marrëdhënien e tyre.

Katy Perry është nënë e një vajze pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom, që ka me aktorin Orlando Bloom, ndërsa më parë ka qenë e martuar me komedianin Russell Brand nga viti 2010 deri më 2012.

Nga ana tjetër, Justin Trudeau u ndarë nga bashkëshortja e tij Sophie në gusht të vitit 2023, pas 18 vitesh martesë. Çifti ka tre fëmijë: Xavier, 18 vjeç, Ella-Grace, 16 vjeç dhe Hadrien, 11 vjeç.