KreuCelebrity

Ben Blushi tregon si u tmerruan botuesit nga romani i tij i ri!

Ben Blushi tregon si u tmerruan botuesit nga romani i tij i ri!

Ben Blushi ka ndarë një histori interesante lidhur me romanin e tij më të ri, që siç shprehet ai në një postim në rrjetet sociale, pritet të botohet në fillim të muajit nëntor. Duke u ndodhur në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të dorëshkrimit, Blushi tregon për një eksperiencë befasuese që ka kaluar me disa shkrimtarë dhe botues, të cilët e kanë lexuar dhe kanë dhënë reagime të ndryshme. 

Autori ka mbajtur mister përmbajtjen e plotë të romanit të ri. Një subjekt që duket se do të ngjallë reagime të forta, kur ai të promovohet dhe zërë vend në stendat e Panairit të Librit muajin e ardhshëm apo libraritë e kryeqytetit dhe jo vetëm. 

Postimi i plote në Facebook:

NJË HISTORI E SHKURTËR E ROMANIT TIM TË RI

Isha në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të romanit tim të ri që del në fillim të muajit nëntor.

Është herët për të treguar më shumë për përmbajtjen,por për të qetësuar dyshimet e mia ia dhashë dorëshkrimin dy shkrimtarëve dhe tre botuesve.

Shkrimtari i parë tha se ky roman e ndan letërsinë shqipe në dy pjesë : para dhe pas tij.

Shkrimtari i dytë tha duhet ta botosh patjetër dhe me cdo sakrificë.

Botuesja e parë më tha nuk e botoj dot sepse nuk më lë ai lart.

Në fillim mendova se ai lart ishte Zoti, por më vonë mora vesh se ishte burri i saj.

Botuesja e dytë e lexoi deri në mes dhe u tmerrua aq shumë sa nuk lexoi dot gjysmën tjetër.

Botuesi i tretë më tha nuk kam frikë. Jam ateist.

Zgjodha të tretin.

https://www.facebook.com/benblushi.al/posts/1354500289582542?ref=embed_post

 

 

 

Nuk e di a do më duhet një i katërt.