KreuCelebrity

Konkurenti i ‘Përputhen’ kërkon leje për t’u falur, ndjekësit: "Po birra..."?

Konkurenti i ‘Përputhen’ kërkon leje për t’u

Një moment i pazakontë ka ndodhur në takimin e fundit të dy konkurrentëve të “Për’puthen”, i cili ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale.

Konkurenti i ‘Përputhen’ kërkon leje për t’u

Gjatë një bisede me Katerinën, Rindi i kërkoi asaj t’i jepte leje që të ngrihej për 10 minuta nga tavolina me qëllim për t’u falur, duke theksuar se ndjek me përkushtim fenë myslimane dhe ritualet e saj. Por syrit te ndjeksve nuk i shpetoi një detaj i vogël, ama shumë domethënës: në tavolinën përpara tij ndodhej një kriko e madhe birre, ndërkohë që alkooli ndalohet rreptësisht nga feja islame.

Ky kontrast i papritur ka bërë që videoja të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, me shumë komente ironike dhe kritike ndaj qëndrimit të tij. Klipi është kthyer në një nga më të komentuarit e ditës, duke treguar edhe një herë se si konkurrentët e këtij formati arrijnë gjithmonë të krijojnë situata që tërheqin vëmendjen e publikut.