“Miss Grand Kosova”, Brikena Selmanin ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën pas paraqitjeve të saj në konkursin ndërkombëtar të bukurisë. Modelja është kthyer ne një nga emrat më të përfolur të momentit në skenën e bukurisë, dhe videot e fotografitë e saj janë bërë virale.
Por transgjinorja nga Suhareka, Edona James, ka reaguar së fundmi me humor, por edhe doza ironie vëmendjen e jashtëzakonshme që ka marrë Brikena. Edona pretendon se diskutimet nuk janë fokusuar te pamja apo eleganca e saj, por mbi dyshimet që qarkullojnë në rrjetet sociale për identitetin e saj gjinor.
“Po dashka me apliku edhe unë në Miss Grand Kosova”, u shpreh me të qeshur Edona.
“Është duke u komentuar shumë në rrjete sociale jo si pozitive, një duhet me ia bërë hallall se po përflitet në gjithë botën, e dyta nuk po përflitet si femër e bukur por a është lindur Brikena në trupin e gabuar, njerëzit po thonë se nuk ka lindur grua por burrë, është trans”, shtoi ajo.


