KreuCelebrity

Dojna Mema befason me deklaratën: Ja çfarë më ka bërë Kiara Tito, nuk e di përse!

Dojna Mema befason me deklaratën: Ja çfarë më ka

Moderatorja e njohur Dojna Mema ka zbuluar së fundmi një detaj që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale: ajo nuk ndiqet më nga Kiara Tito në Instagram.

E ftuar në emisionin “Mbrëmë Yje” të Arbana Osmanit, Dojna u shpreh se nuk e kupton arsyen e këtij veprimi dhe se, sipas saj, nuk ka pasur asnjë lloj konflikti mes tyre.

Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot,” – tha ajo me një ton të habitur gjatë intervistës.

Edhe pse moderatorja nuk e komentoi më tej situatën, nga mënyra si foli dukej e befasuar dhe disi e zhgënjyer.

Ky zbulim ka ndezur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku ndjekësit e të dyja moderatoreve kanë filluar të spekulojnë mbi arsyet e mundshme të “krisjes” në marrëdhënien e tyre.

Për momentin, as Kiara Tito nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje, duke lënë hapësirë për më shumë kureshtje dhe komente nga fansat.

 

Dojna Mema befason me deklaratën: Ja çfarë më ka