BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, e ftuar për revistën Bordo ishte Rovena Boshnjaku për të na treguar historinë e saj dhe vështirësitë e njëpasnjëshme me luftën kundër kësaj sëmundjeje.
Cili ka qenë momenti më i vështirë për ty gjatë kësaj lufte dhe si e ke kaluar?
Momenti më i vështirë ka qenë herën e dytë, kur zbulova tumorin e dytë tani, sepse doktoresha më tha që nuk ke shumë shanse operimi. Sikur pashë vdekjen para meje.
A ke pasur ndonjë moment kur ke dashur të dorëzohesh?
Po.
Çfarë të ka mbajtur të fortë?
Djali normalisht dhe familja, sepse nuk është e lehtë të përballesh me një sëmundje të tillë.
Si ka qenë reagimi i familjes, shoqërisë?
I familjes shumë keq, janë shumë të lënduar dhe unë i shikoj, pavarësisht se ato mua nuk ma shprehin, por janë shumë të prekur shumë të lënduar në këto momente.


