KreuCelebrity

Incident gjatë turneut në Amerikë, Dua Lipa bëhet për spital!

Incident gjatë turneut në Amerikë, Dua Lipa bëhet për

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kaluar një moment të vështirë gjatë turneut të saj në Amerikë, pasi raportohet se ka pësuar një lëndim trupor. Fansat u shqetësuan kur e panë këngëtaren me shenja të errëta në shpatull, duke hamendësuar se mund të bëhej fjalë për një dëmtim serioz, shkruan Daily Mail.

Incident gjatë turneut në Amerikë, Dua Lipa bëhet për

Megjithatë, sipas The Sun, pas një kontrolli mjekësor nga radiologu, Dua ka marrë lejen për të vazhduar turneun, ndërsa dëmtimi nuk është konsideruar i rrezikshëm. Një burim pranë saj u shpreh se këngëtarja ka nisur trajtimet e fizioterapisë për rikuperim të plotë, por performancat nuk do të pezullohen.

Lëndimi ndodhi gjatë një kohe pushimi nga turneu. Ka qenë i dhimbshëm, por pas kontrollit, asaj i është dhënë drita jeshile. Turneu do të vijojë sipas planit. Thjesht një prej këtyre situatave,” tha burimi.
Ndërkohë, krahas sfidave shëndetësore, mediat britanike raportojnë se Dua Lipa i ka dhënë fund bashkëpunimit me agjentin e saj, David Levy. Shkaku lidhet me përfshirjen e tij në një fushatë kundër grupit pro-palestinez “Kneecap”, të cilët akuzoheshin se po përhapnin mesazhe antisemitike.

Levy ishte një nga nënshkruesit e parë të një letre drejtuar organizatorëve të festivalit “Glastonbury”, duke kërkuar heqjen e grupit nga lista e performuesve. Letra u bë publike, duke zbuluar qëndrimet e agjentëve kundrejt artistëve që përfaqësonin.

Vendimi për t’u distancuar nga ai u mor jo vetëm nga Dua, e cila është një mbështetëse e hapur e Palestinës, por edhe nga grupi i njohur Massive Attack.