Bruna Rotta, ish e dashura e futbollistit te Real Madridit, Rodrygo, eshtë bërë se fundi protagoniste e një skandali që ka tronditur mediat rozë dhe rrjetet sociale. Rota akuzohet se ka nisur një histori të fshehtë dashurie me të dashurin e shoqes së saj më të mirë, Kamila, ndërsa jetonte në shtëpinë e saj në Madrid.
Sipas mediave braziliane, pas ndarjes së dhimbshme nga Rodrygo, Bruna u prit nga Kamila si një anëtare e familjes. Ato ndanë momente të ngrohta, udhëtime dhe përditshmërinë së bashku. Por miqësia e tyre përfundoi papritur dhe në mënyrë dramatike.
Kjo sepse gjatë pushimeve verore në Marbella, modelja dyshohet se nisi një lidhje të fshehtë me partnerin maroken të Kamilas, një burrë shumë i pasur. Pas kthimit në Madrid, Bruna Rota gënjeu shoqen duke pretenduar se kishte marrë me qira një apartament përmes Airbnb, kur në fakt po bashkëjetonte me partnerin e ri. Zbulimi i këtij mashtrimi shkaktoi një ‘krisje të pakthyeshme’ në marrëdhënien e tyre.
Bruna Rotta pranoi gabimet e saj në një video të postuar në rrjetet sociale, duke kërkuar falje dhe duke shpjeguar se po kalonte një periudhë shumë të vështirë emocionale pas ndarjes nga Rodrigo. Modelja e përshkroi lidhjen me futbollistin si “toksike” dhe pa “reciprocitet”, duke justifikuar veprimet e saj si një mënyrë për të gjetur ngushëllim.


