
Sezoni i gjashtë i programit "Goca dhe Gra" në Top Channel ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe me disa ndryshime. Debatet dhe diskutimet në panelin e zonjave dhe zonjushave do të jenë live gjatë gjithë sezonit.
Në panel këtë sezon do të jenë pothuajse të gjithë emra të rinj, disa i kemi parë të përmenden se mund të ishin e disa na kanë befasuar. Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të drejtojnë "Goca dhe Gra" këtë sezon.
Një nga temat që u hap puntatën e parë të këtij sezoni ishte dhe një performancë live e MC Kreshës, e cila është bërë tejet virale ditët e fundit në rrjetet sociale. E pyetur për këtë gjë, Rozana Radi, e cila para disa vitesh ka qenë në një lidhje me reperin, është vendosur në siklet dhe u mundua ta shmangte pyetjen në fillim, por më pas u shpreh se është super artist.
Rudina: Si mendon për MC Kreshën?
Rozana: Unë?
Rudina: Po.
Rozana: Si mendon ti Ori?
Ori: Unë e kam një mendim. Më pëlqen shumë të them të drejtën dhe është një nga artistët e mi të preferuar. Ia dua shumë këngët të dyve. Edhe besoj se të gjithëve na ndodhin kështu momente.
Rudina: Mund t’i ketë harruar tekstin Ema?
Ema: Unë kam përshtypjen që e ka bërë dhe për humor. Nuk e di se çfarë koncerti është. Mendoj se ka qenë dhe për shaka. Mua më bëri për të qeshur.
Rozana: Mund të jetë dhe si ajo që bëre pak më përpara për të rënë në sy.
Ema: Nuk e di ku, nuk e di si dhe nuk e di qysh, por nëse e ka bërë për të rënë në sy…
Rozana: Edhe unë jam me mendimin e Orit, që Kresha është një super artist.
-
Xhensila dhe Ledri? Si e ka pritur këtë Sara Hoxha?
1 Tetor, 09:48 -


