KreuCelebrity

"Ilir Meta është Presidenti i Shqipërisë", gafa e Rizarta Hoxhës në emision bëhen virale në rrjet!

Rezarta Hoxha, ish-banorja e "BBV" vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në rrjete sociale, pasi është një nga influencueset më të ndjekura nga vajzat shqiptare.

Së fundmi Rizarta është bërë pjesë e rubrikës "Rrethi katror" në "E Diell" me personazhe si Alfred Çako, Bledi Mane, Ed Manushi. Rizarta është e vetmja vajzë në panel dhe në episodin e fundit ka qenë në një situatë të sikletshme.

E pyetur nga Bled Mane se cili është Presidenti i Shqipërisë, ajo i është përgjigjur "Ilir Meta, që është në burg". Një përgjigje që të gjithë u munduan ta shmangnin duke mos e vendosur vajzën më shumë në siklet, por një gafë e tillë nuk mund të mos bëhej virale në rrjete sociale.