KreuCelebrity

Sacha Baron Cohen në një romancë dashurie me modelen e “OnlyFans”?

Sacha Baron Cohen në një romancë dashurie me modelen e
Sacha Baron Cohen është fotografuar së fundmi me modelen e njohur të OnlyFans Hannah Palmer, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të tij me aktoren Isla Fisher.

Sipas The Sun, dyshja u fotografua duke dalë nga një restorant në një vendndodhje të pazbuluar këtë javë. Edhe pse u larguan veçmas nga restoranti, ata më pas hipën në të njëjtin limuzinë Cadillac Escalade.

Një burim tha për mediat se “Sacha dhe Hannah mbërritën në orën 20:30 dhe kaluan rreth dy orë në restorant, duke biseduar intensivisht.”

Megjithatë, një tjetër burim pranë aktorit u shpreh se ata “nuk ishin në një takim romantik, por thjesht shkuan në të njëjtin event dhe darkuan së bashku paraprakisht.”

Sipas të njëjtit burim, Cohen është duke “e marrë shtruar” pas divorcit dhe ka qenë duke i dhënë Palmer-it këshilla rreth karrierës në Hollywood.

Sipas burimeve, dyshja u njohën muajin e kaluar në ditëlindjen e 50-të të regjisorit dhe aktorit të njohur Taika Waititi në Ibiza, Spanjë. Hannah thuhet të jetë mike e Rita Orës, bashkëshortes së Waititi-t.

Një burim tha: “Ishte një darkë e organizuar për një grup të vogël dhe të afërt, përpara se festa të vazhdonte në klubin e natës brenda vilës.

Ky takim i përfolur vjen vetëm pak muaj pasi Cohen dhe Isla Fisher, me të cilën ka qenë i martuar për 14 vjet, njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre në prill të këtij viti. Ata kanë tre fëmijë së bashku: Olive (17 vjeç), Elula (15 vjeç), dhe Montgomery (10 vjeç).

Në një deklaratë të përbashkët në Instagram në qershor, ish-çifti u shpreh:
“Jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe do të vazhdojmë të kemi respekt të madh për njëri-tjetrin si bashkëprindër të fëmijëve tanë të mrekullueshëm.”