Detajet e para kanë dalë nga aksidenti tragjik që i kushtoi jetën vëllait të Gjestit, Eldion Kelmendi, ndërsa një person tjetër është i shtruar në spitalin rajonal të Pejës në gjendje kritike për jetën. Të dy ata, sipas një deklaratë të policisë, kanë qenë dukë udhëtuar me një motocikletë, por që dyshohet se kanë humbur kontrollin e saj dhe janë përplasur me një makinë.
Forcat policore janë në vendngjarje dhe po përpiqen të zbardhin të plotë dinamikën e aksidentit të rëndë. Nuk dihet për momentin se cili ishte duke e drejtuar motoçikletën.


