“Ky moment ose do të na forconte, ose do të na ndante përgjithmonë…” – me këto fjalë është shprehur Blerta Celibashi gjatë intervistës së saj të parë publike përkrah Princ Lekës.
Këtë të enjte, në platformën “Youtube”, Arbana Osmani rikthehet me sezonin e ri të programit “Mirëmbrëma Yje”, dhe për hapjen ka zgjedhur çiftin më të përfolur të kohëve të fundit.
Moderatorja ka ndarë paraprakisht disa fragmente nga biseda, ku shfaqet Blerta e përlotur, teksa Princi i shtrëngon dorën. Në një moment tjetër, Leka thekson se imazhi që publiku kishte parë në rrjete sociale nuk përputhej me realitetin.
“Herë pas here, për mediat ne dukeshim si një kartolinë e bukur, por në fakt ajo ishte krejtësisht e rreme,” – shprehet ai, duke lënë të kuptohet se i referohej periudhës së martesës me Elia Zaharinë.


