KreuCelebrity

Drama e madhe e Claudia Cardinale-s: Përdhunimi në moshën 16 vjeç dhe djali që erdhi në jetë prej atij akti dhune!

Drama e madhe e Claudia Cardinale-s: Përdhunimi në moshën 16

Aktorja legjendare Claudia Cardinale u shua në moshën 87-vjeçare, duke u kujtuar përgjithmonë si “Angelica” e filmit të Viscontit Il Gattopardo dhe si një nga interpretueset më të fuqishme të historisë së kinemasë europiane.

Drama e madhe e Claudia Cardinale-s: Përdhunimi në moshën 16

Por përtej mitit të një dive ndërkombëtare, jeta e saj private ishte një mozaik i dritave dhe hijeve, i mbushur me trauma, dashuri të mëdha dhe sfida personale. Në intervista të ndryshme, Cardinale rrëfente me guxim plagët e së kaluarës: në moshën 16-vjeçare ajo u dhunua seksualisht, dhe nga kjo ngjarje lindi djali i saj Patrick. Për ta mbrojtur, aktorja vendosi ta mbante të fshehtë për vite me radhë, duke e besuar tek persona të afërt dhe më vonë duke e njohur zyrtarisht. “Isha shumë e re dhe vendosa ta përballoja e vetme,” kishte thënë ajo, duke treguar sa e vështirë ishte të flitej për trauma të tilla në një kohë kur ato ishin tabu.

Pas shpërnguljes në Itali, talenti i saj u zbulua nga producenti i fuqishëm Franco Cristaldi, i cili jo vetëm e menaxhoi karrierën, por edhe e kontrolloi në shumë aspekte personale. Edhe pse kjo mbrojtje i siguroi role të mëdha, për Cardinale shpesh u ndje si një kufizim i lirisë së saj.

Jeta e saj ndryshoi kur takoi regjisorin Pasquale Squitieri, të cilin e quajti “e vetmja dashuri e jetës time”. Marrëdhënia e tyre, e mbushur me pasion dhe bashkëpunim artistik, zgjati dekada dhe mbeti e pathyeshme deri në vdekjen e tij në vitin 2017 – një humbje që ajo e quajti plagë të pashërueshme.

Ndër vite, emri i saj lidhej edhe me thashetheme mbi histori dashurie me yje të mëdhenj si Marcello Mastroianni, Alain Delon apo Marlon Brando. Por ajo i ka hedhur poshtë, duke thënë se shpesh ishin miqësi të thjeshta të fryra nga mediat: “Brandon dhe Delon-it u thashë jo,” kishte pohuar ajo me sinqeritet. Po ashtu, një tjetër thashethem i bujshëm – lidhja me ish-presidentin francez Jacques Chirac – u mohua gjithmonë nga vetë aktorja, e cila e quajti “thjesht një shpikje”.

Përveç skenës dhe roleve të saj të paharrueshme, Claudia Cardinale e konsideronte veten mbi të gjitha nënë dhe gjyshe. Përveç djalit Patrick, nga marrëdhënia me Squitieri ajo solli në jetë vajzën Claudine, me të cilën ndau gjithmonë një lidhje të ngushtë. Në vitet e fundit, ajo preferonte qetësinë e jetës në Nemours, pranë Parisit, duke u rrethuar nga familja dhe nipërit e saj.

Figura e saj mbetet simbol i forcës, elegancës dhe rezistencës, një ikonë që i dha kinemasë botërore disa nga interpretimet më të paharrueshme dhe që la pas një trashëgimi artistike e njerëzore të pashlyeshme.