Nëse do të realizohej një edicion i posaçëm “Big Brother Albania All Stars”, me emrat më të komentuar të sezoneve të kaluara, do te ishte diskutime te forta lidhur me fituesin e tij.
Në listën e banorëve më të përfolur do të përfshiheshin Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli, Egla Ceno, Julian Deda, Gjesti, Einxhel Shkira, Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari, Efi Dhedhes, Meriton Mjekiqi, Ilnisa Agolli, Bled Mane dhe Donald Veshaj.
Secili prej tyre ka lënë gjurmë në shtëpi dhe në publik, disa me karizmën e tyre, disa me debatet dhe disa me surprizat që sollën gjatë lojës. Por cili do te ishte parashikimi i AI?
Analizat e inteligjencës artificiale tregojnë se favorit kryesor do të ishte Luiz Ejlli, i cili vazhdon te konsiderohet një fenomen i rrallë i këtij formati. Pas tij, si rivalë të fortë shihen Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj, të cilët kanë treguar aftësi për të tërhequr publikun dhe për të dominuar dinamikën e lojës. Me pak shanse kane per nje fitore te dyte Ilir Shaqiri dhe Gjesti ndërsa emra si Olta, Juli, Maestro dhe Efi do të siguronin spektaklin dhe emocionin e garës.


