
Sezoni i ri i programit të dashurisë 'Për'puthen' tashmë ka nisur me shumë ndryshime. Konkurrentë të rinj, opinionistë të rinj, autore e re dhe 'një kupid'.
Loredana Brati pas largimit nga programi "Goca dhe Gra", ku u kuptua se nuk do të ishte më pjesë e panelit, pasi u shpreh se nuk përshtatej, e gjeti veten në programin "Për'puthen" si 'kupidi' i çifteve.
Nëse deri tani jemi mësuar të marrim vesh se konkurrentët thyejnë rregullat e programit dhe takohen me njëri-tjetrin jashtë pa dijeninë e produksionit, këtë herë skandali i takon Loredanës.
"Kupidi" është pushuar nga puna, kjo për shkak të një fotoje ku shfaqet Loredana dhe një nga konkurretët, Kejsi, në një vend buzë detit, i cili duket si i fshehtë, por ja që nuk ishte dhe aq.
Duket se mes tyre ka nisur një romancë dhe këto aludime nuk janë të kota. Loredana dhe Kristi përveç kohës që kanë kaluar bashkë, vetëm të dy buzë detit, raportohet nga dëshmitarët okularë për momente afërsie dhe shtrëngime duarsh, dëshmitarë që edhe i kanë fotografuar.

Epo pas Jozit dhe Don Xhonit, Loredanën do ta shohim tani me Kejsin.
-
Besa Kokëdhima publikon foton e parë me bashkëshortin nga dasma e tyre!
22 Shtator, 10:22 -

