KreuCelebrity

Thellohet “drama”, modelja nga Kosova përplaset me Angela Martinin për Fatmir Hysenbelliun!

Thellohet “drama”, modelja nga Kosova përplaset me Angela

Mes sherrit virtual me Fatmir Hysenbelliun, në storyt e publikuara nga Angela Martini, përmendet edhe modelja nga Kosova, Valbona Bajraktari. Në disa prej mesazheve në DM-në e Martinit, thuhet se Bajraktari është tradhtuar nga Hysenbelliu. Por modelja nga Kosova mohon gjithçka.

Valbona shkroi ne rrjetet sociale se që e vogël është rritur pa dashuri dhe me dhunë në familje ndërsa vlerëson rolin e Fatmir Hysenbelliut, për të cilin thote se i ka shpëtuar jetën.

Thellohet “drama”, modelja nga Kosova përplaset me Angela


“Fatmiri më ka shpëtuar jetën mua. Po të mos ishte Fatmiri, unë sot nuk do të isha gjallë. Angela Martini, bashkë nuk njihemi dhe s`kemi ndejt bashkë ndonjëherë. Nuk ke të drejtë jo ti, po askush të përmendë emrin tim.

Jam rritur pa familje, sepse kam pas dhunë nga ata dhe kam qenë e burgosur nga ata, dhe më kanë dhënë helm, tentuan të më vrasin pa gjurmë, vetëm të mos dilte e vërteta në pah.”-shkruan Bajraktari.