Martesa e Princ Leka dhe Elia Zaharia është zgjidhur në mënyrë zyrtare më 25 prill. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia. Sakaq Princ Leka ka nisur një tjetër romancë me fotografen Blerta Celibashi.
Elia Zaharia, ishte këtë të shtunë në “ArtKand” ku ka prezantuar librin e saj për fëmijë “Perla dhe Dreri i Artë, por nuk mund t'i shpëtonte disa pyetjeve në lidhje me divorcin me Princ Lekën.
“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri”, u shpreh ajo.
“Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj”.
Përgjigje, mesazhe të fuqishme dhe shumë të tjera, Elia është rrëfyer ekskluzivisht në një intervistë për BORDO, e cila publikohet sot në orën 18:00 në kanalin e Youtube.
-
Horoskopi ditor, e hënë 22 shtator 2025
22 Shtator, 09:15 -
Ndahen Monica Bellucci dhe Tim Burton! Cila ishte arsyeja?
19 Shtator, 12:35


