Rozana Radi dhe Klajdi Musabelliu paten debate mjaft të forta me njëri-tjetrin teksa ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Madje një debat nisi mes tyre pasi Rozana kishte bërë për të ngrënë dhe nuk e pyeti Klajdin nëse donte apo jo.
Po si është raporti tani që gjithçka ka përfunduar? Këtë e kanë treguar vetë dy ish-banorët e edicionit të katërt të BBV. Klajdi ka publikuar së fundmi një video në “Instastory” ku shfaqet së bashku me Rozanën, e të dy janë mjaft të qeshur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Fillimisht del Rozana e cila dëgjohet të thotë:
“Ftova dikë për të konsumuar një supë bashkë, por tha ‘do më japësh supë dhe do më japësh edhe lekë”. Më pas shfaqet Klajdi, i cili i drejtohet me fjalët që i ka pas thënë kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP:
“Trëndafili…”, vijon më pas artistja dhe këngëtari ia pret:
Do supë apo pilaf?”, pyet Rozana duke qeshur dhe Klajdi dëgjohet që thotë: O shtrigë!
Ne kete menyre, dy këngëtarët lanë të kuptojnë se marrëdhënia e tyre tani është e mirë dhe kane hedhur pas kraheve cdo perplasje te ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.


