KreuCelebrity

Brigitte është burrë? Çifti Macron do të paraqesë prova shkencore në gjykatë për të vërtetuar të kundërtën!

 

Pretendimet e rreme për gjininë e zonjës së parë të Francës kanë bërë lajm për vite me radhë. Tani thashethemet janë ringjallur.

Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, do të ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm për të paraqitur prova në një gjykatë amerikane se ajo është grua. Kjo vjen si pjesë e një padie për shpifje që familja Macron ngriti në korrik kundër komentatores amerikane të së djathtës ekstreme Candace Owens, e cila ka ndezur zjarrin e një teorie të çuditshme konspirative se Brigitte në fakt ka lindur mashkull dhe e ka fshehur statusin e saj transgjinor nga bota.

Avokati i Macron-ëve, Tom Clare, tha të enjten se çifti do të paraqesë "dëshmi ekspertësh" të cilat "kanë natyrë shkencore". Ai shtoi: "Është jashtëzakonisht shqetësuese të mendosh se duhet të nënshtrohesh dhe të paraqesësh këtë lloj prove." Por Brigitte, theksoi ai, "është e vendosur të bëjë gjithçka që duhet për të sqaruar çështjen".