Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar të martën në aeroportin e Prishtinës, pasi ka hyrë në Kosovë me dy ora luksoze, të cilat kapin shifrat marramendëse. Sipas raportimeve, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.
Thuhej se Mozzik i kishte borxh Tatimeve në Kosovë mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton. Dogana ka kërkuar edhe prejardhjen e të ardhurave të tij me të cilat e ka blerë orën. Prokurori pritet që se shpejti të marr një vendim të ri pas ndalimit të reperit.
Së fundmi Mozzik ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku sqaron se nuk ka pasur asnjë arrestim të tij dhe nuk ka as borxhe ndaj shtetit. Sipas tij këto janë shpifje për të dëmtuar imazhin e tij, por këtë situatë ka vendosur ta përballojë me qetësi.
“Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta vetëm rrena dhe shpifje... Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë..."



