
Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Prishtinës, pasi ka hyrë në Kosovë me dy ora luksoze, të cilat kapin shifrat marramendëse. Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës luksoze Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.
Njëra nga orat karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

Mozzik i ka borxh Tatimeve në Kosovë mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton. Dogana ka kërkuar edhe prejardhjen e të ardhurave të tij me të cilat e ka blerë orën. Prokurori pritet që se shpejti të marr një vendim të ri pas ndalimit të reperit.
-
Horoskopi ditor, e mërkurë 17 shtator 2025
17 Shtator, 09:20 -


