KreuCelebrity

Ylli i "Adolescence" fjalim emocionues në "Emmy": Tre vjet më parë isha askush, tani...

Ylli i "Adolescence" fjalim emocionues në "Emmy": Tre

Owen Cooper ka bërë histori në ndarjen e çmimeve Emmy të këtij viti. Vetëm 15 vjeç, ylli i serialit Adolescence u shpall fitues i kategorisë “Aktori më i mirë në rol dytësor” në një seri të kufizuar, duke u bërë mashkulli më i ri ndonjëherë që fiton këtë çmim prestigjioz.

Me këtë sukses, ai theu një rekord mbi 50-vjeçar, i cili mbahej nga Scott Jacoby, fitues në vitin 1973, në moshën 16-vjeçare, thote Telegrafi. Megjithatë, rekordi absolut për fituesen më të re i mbetet Roxana Zal, e cila në vitin 1984 fitoi Emmy në moshën 14-vjeçare për rolin e saj në filmin Something About Amelia.

Ylli i "Adolescence" fjalim emocionues në "Emmy": Tre

Cooper ishte gjithashtu më i riu mes të nominuarve në kategorinë e tij, ku konkurroi me emra të mëdhenj të Hollivudit si Javier Bardem, Rob Delaney, Peter Sarsgaard dhe kolegun e tij nga seriali, Ashley Walters.

Në fjalimin e tij emocionues, aktori i ri nuk e fshehu entuziazmin: “Duke qëndruar këtu per mua,  është thjesht e pabesueshme. Për të qenë i sinqertë, kur fillova kurset e aktrimit disa vite më parë, as që e mendoja se do të isha ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, e lëre më këtu”, tha ai.

Owen gjithashtu dha një mesazh të fortë për bashkëmoshatarët e tij: “Mendoj se kjo mbrëmje dëshmon se nëse dëgjoni, përqendroheni dhe dilni pak nga zona juaj e rehatisë, mund të arrini gjithçka në jetë. Kushdo mund të gabojë ose të turpërohet, por kjo nuk ka rëndësi”.

Roli i Jamie Miller në Adolescence ishte paraqitja e tij e parë e madhe, ndërsa së shpejti Cooper do të shihet si Heathcliff i ri në adaptimin e ri të Orkanskih Visova nga regjisorja Emerald Fennell, ku luajnë edhe Margot Robbie dhe Jacob Elordi.