KreuCelebrity

Sofia Vergara, infeksion në sy: Humbi ceremoninë e çmimeve Emmy!

Sofia Vergara, infeksion në sy: Humbi ceremoninë e çmimeve

Sofia Vergara tregoi se e humbi ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy të mbrëmshme për shkak të një infeksioni në sy. Aktorja ndau ne Instagramin e saj lajmin se pak para se të shkonte në Emmy, kishte pesuar "alergjitë më të çmendura të syve".

https://www.instagram.com/p/DOm3gEikTSa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7a7dc1a1-550d-424f-9ea6-142d2946a1ff

"Nuk arrita në Emmy, por arrita në urgjencë. Më vjen keq, më është dashur ta anuloj. Alergjia më e çmendur pak para se të hipja në makinë", tha ajo.

Në postim, Vergara ndau një video të saj të shtrirë në një shtrat në dhomën e urgjencës, si dhe një video tjeter duke larë syrin. Ajo ishte planifikuar të prezantonte ceremoninë e këtij viti, ashtu si edhe Eric Dane, i cili nuk u shfaq.