Këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar, kanë shënuar një moment shumë të veçantë në jetën e tyre: 10-vjetorin e martesës.
Ky përvjetor i rëndësishëm është festuar me shumë dashuri, kujtime e një surprizë romantike.Big Basta ka zgjedhur që këtë ditë ta bëjë edhe më të veçantë për partneren e tij.
Ai e ka surprizuar Vesën me një buqetë të madhe me lule, një kartolinë me fjalë zemre dhe një unazë unike, simbol i një dekade bashkëjetese e dashurie.
Në kartolinën e tij, reperi shkruante: “Deri në përjetësi me ty. Të dua shumë. Gëzuar 10-vjetorin mami dhe gruaja më e mirë në botë”.


