
Zërat për një romancë të mundshme mes Kim Kardashian dhe reperit kanadez Drake po shtohen gjithnjë e më shumë, pas disa postimeve që kanë ngjallur dyshime.
Sipas “The Sun”, Kim, ka ndarë së fundmi në Instagram disa foto ku shfaqet pranë shtyllave prej guri me pamje nga Liqeni Como në Itali, të shoqëruara me përshkrimin: “ITALY 2025”. Në të njëjtën kohë, një faqe konfirmoi se edhe Drake, kishte qëndruar së fundmi në një vilë madhështore në të njëjtën zonë, vila që duket të ketë të njëjtën arkitekturë me atë të fotove të Kim.
Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një afrim mes tyre. Në mars, ish-bashkëshorti i Kim, Kanye West, ndezi spekulimet kur shkroi në platformën X:
“Këto janë herët e fundit që mund ta ngacmoj Drake, para se të dalë Kim me të, sepse pastaj do duket sikur jam xheloz.”
Muzika gjithashtu ka qenë burim i aludimeve. Në vitin 2023, Drake publikoi këngën “Search & Rescue”, ku përfshiu një pjesë të një bisede mes Kim dhe nënës së saj, Kris Jenner. Ndërkohë, shumë fansa ende besojnë se vargu i famshëm “Kiki, do you love me?” nga hiti i vitit 2018 “In My Feelings” i dedikohej Kim-it, e njohur ndryshe edhe si “Kiki”.
Megjithatë, duket se Drake mund të mos jetë i vetmi në vëmendjen e yllit të reality show-t. Së fundmi, është aluduar se Kim ka një interes të veçantë për Post Malone, të cilin ajo vetë e zgjodhi si fytyrën kryesore të fushatës më të re të markës së saj, SKIMS. Një burim i afërt me të ka zbuluar se Kim është “shumë e impresionuar” nga këngëtari dhe fakti që ai është baba i vetëm, vetëm sa e bën edhe më tërheqës në sytë e saj.
-
-
Shqipëria rrezikon të mos marrë pjesë në Eurovision, ja arsyeja!
12 Shtator, 11:06


