KreuCelebrity

"A do ta heqësh qafe si njeri"? Audiopërgjimi, vjen reagimi i Elvana Gjatës!

"A do ta heqësh qafe si njeri"? Audiopërgjimi, vjen reagimi

Në rrjet po qarkullon një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori Mumajesin. Sipas pamfleti.net, videoja e shtuar në listën e favoriteve nga Elvana, tregonte pamje të bukura mes këngëtares dhe Florit, duke u bërë menjëherë lajm mes ndjekësve.

"A do ta heqësh qafe si njeri"? Audiopërgjimi, vjen reagimi


Fansat e Florit dhe Elvanës kanë reaguar me entuziazëm, duke pritur të shohin nëse pas këtyre gjurmëve enigmatike fshihet një projekt i ri që do të ribashkojë dyshen në skenë. Me heret, kantautori bëri një postim në “Instastory”, në errësirë totale. Mumajesi ka publikuar një audio që duket si një audiopërgjim, ku dëgjohet edhe zëri i këngëtares Elvana Gjata.

“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…në jetën tënde,  thuaj të drejtën tani”, thotë Elvana Gjata.

Ndërkohë që Flori përgjigjet: “S’e di”.

“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”, vijon audio me pjesën nga kënga e Florit, “Pa jetë”. (Të gjithë e dinë se kjo këngë u bë kur Soni Malaj, asokohe e lidhur me Florin, mësoi për tradhtinë e këtij të fundit me Elvanën dhe hoqi fëmijën që priste nga këngëtari).

Më pas Flori dëgjohet teksa thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë”.

E gjithë kjo mbyllet me një kor fëmijësh që këndojnë po një pjesë nga këngë e artistit:

“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”.