
I ftuar në ‘Dekalog’ nga Roland Qafoku në ‘Dritare TV’, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është pyetur për një mundësi martese me ish-deputeten e PD-së, Grida Duma, ndërkohë që është shprehur se nuk kanë plane për momentin dhe do të flasë në kohën e duhur për këtë çështje.
Ervin Salianji ka folur për herë të parë lidhur me marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së dhe moderatoren Grida Duma. Salianji përmend mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë periudhës kur ishte në burg:
“Muajt e fundit, kur unë kam qenë i izoluar në burg, ajo ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg."
Disa ditë më parë Salianji, i ftuar në panelin e “Top Story” nën drejtimin e Gridës iu drejtua me fjalët: “Kënaqësia ime e përjetshme”. Një frazë që ndezi buzëqeshje në studio dhe shpërtheu rrjetet sociale me komente.
-
Plane për dasmë me Grida Dumën? Habit Ervin Salianji!
10 Shtator, 15:52 -


