Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas një deklarate të drejtpërdrejtë që bëri në rrjetet sociale.
Gjatë një pyetësori virtual me ndjekësit, asaj iu drejtua një pyetje e ndjeshme, që shpesh ngjall debat:
“A duhet të jetë tradhtia arsye për të mos e falur një person, apo ekzistojnë edhe gjëra të tjera që mund të prishin një marrëdhënie?”
Pa hezitim, Selvije dha mendimin e saj, duke e parë situatën nga një këndvështrim më të gjerë se thjesht “tradhtia klasike”.
“Ka shumë gjëra që të bëjnë të mos e falësh një person. Ka partnerë që duan të krijojnë familje, por pa marrë asnjë përgjegjësi. Disa duan një grua të mirë, vetëm për ta neglizhuar më vonë. Ka edhe nga ata që duan fëmijë, por jo për t’u dhënë dashuri e kujdes – thjesht për të bërë fotografi dhe për të treguar imazhin e një familjeje të lumtur, ndërkohë që nuk japin asgjë nga vetja, as për fëmijën e as për bashkëshorten,” – u shpreh ajo.
Duke e cilësuar këtë sjellje si një formë të rëndë zhgënjimi, Selvije theksoi se papërgjegjësia në një lidhje është një tradhti e vërtetë, shpeshherë edhe më e dhimbshme se ajo fizike:
“Këtë unë e quaj tradhti, që është më e madhe se tradhtia klasike. Nuk ka tradhti më të madhe sesa të hysh në një marrëdhënie pa përgjegjësi dhe të të interesojë vetëm vetja jote.”
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, sidomos në një moment ku Selvije po kalon një periudhë të vështirë emocionale pas ndarjes nga Shpat Kasapi.


