KreuCelebrity

Divorcohet nga burri drejtoresha e HR që u kap në krahët e CEO-s në koncertin e Coldplay!

Divorcohet nga burri drejtoresha e HR që u kap në krahët e CEO-s

Kristin Cabot, e cila u bë e famshme pas videos virale ku u filmua duke u puthur gjatë koncertit të Coldplay, ka hedhur hapin e papritur – ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj.

Divorcohet nga burri drejtoresha e HR që u kap në krahët e CEO-s

Pamjet nga “kiss-cam” ndezën rrjetet sociale dhe sollën reagime të shumta, ndërsa fansat nisën të spekulonin mbi gjendjen e saj martesore.

Sipas mediave të huaja, burime pranë çiftit kanë komentuar se “Kristin nuk duket si grua për familje”, duke hedhur edhe më shumë benzinë mbi zjarrin e thashethemeve.

Historia e saj po komentohet gjerësisht online, mes kritikave, ironive dhe fansave që mendojnë se fama e papritur po e shtyn Kristinën drejt vendimeve drastike.