KreuCelebrity

"Kur vdiq ai vdiq një pjesë e imja...", kush ishte partneri i jetës së Giorgio Armani-t?

 

Stilisti italian i modës me famë botërore, Giorgio Armani, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Në muajt e fundit, shëndeti i tij ishte përkeqësuar dhe ai ishte detyruar të anulonte një sërë angazhimesh profesionale. Pavarësisht suksesit të tij global si drejtues i një shtëpie mode me një xhiro vjetore prej rreth 2.3 miliardë eurosh, stilisti kishte rrëfyer se ishte "paksa indiferent" ndaj dashurisë në një intervistë prekëse që dha vetëm një vit para vdekjes së tij.

Stilisti italian i modës kishte marrëdhënie si me burra ashtu edhe me gra, por heshtte për seksualitetin e tij dhe komentet për jetën e tij intime nuk kanë qenë të shpeshta. 

Megjithatë, në një intervistë të rrallë me gazetën italiane Corriere della Sela vitin e kaluar, stilisti pranoi se ndihet "pak indiferent" ndaj dashurisë. Sipas Daily Mail, komentet e tij me shumë gjasa ishin në lidhje me partnerin e tij prej shumë kohësh Sergio Galeotti, i cili vdiq pasi ishte diagnostikuar me AIDS-in në vitin 1985, duke e lënë stilistin të ndihej sikur kishte humbur "një pjesë" të vetes. Ishte Galeotti ai që e inkurajoi gjigantin e modës të hynte në industri pasi u takuan për herë të parë në vitin 1966, me Armani-n që lançoi markën e tij në vitin 1975.

"Nuk e kuptoja çfarë ishte, nuk bëja dallim midis burrave dhe grave. Ishte një tërheqje që ndjeva, diçka e bukur: mezi prisja të isha pranë tij, të më përkëdhelte... Një ndjenjë e mrekullueshme. Nuk ia kam thënë kurrë askujt këto gjëra. Është një kujtim shumë prekës", shprehej ai në intervistë.

Partneri i tij prej kohësh ishte Sergio Galeotti, të cilin e takoi në Toskanë në vitin 1966, kur ishte 32 vjeç. Galeotti ishte 11 vjet më i ri se ai dhe ata u lidhën menjëherë. Në një intervistë me Vanity Fair, Armani rrëfeu: "Ai më bëri menjëherë babanë e tij, unë menjëherë u ndjeva përgjegjës për të dhe jetën e tij. Ishte vërtet sikur ai ishte fëmija im."

Shpejt, marrëdhënia e tyre u zhvillua në një "dashuri të thellë" dhe ai shtoi: "Termi 'dashuri' është shumë kufizues. Ishte një mirëkuptim i madh ndaj jetës dhe pjesës tjetër të botës."

"Kur vdiq Sergio, vdiq edhe një pjesë e imja"