KreuCelebrity

Cardi B fiton gjyqin, shpallet e pafajshme kundrejt akuzave për sulm fizik ndaj ish-rojes së saj!

 

Cardi B u shpall e pafajshme ndaj akuzave kundrejt saj për sulm dhe dhunë fizike në një çështje civile. Të martën, juria vendosi në mënyrë unanime që reperja e njohur nuk do të paguajë asnjë dëmshpërblim në çështjen prej 24 milionë dollarëshe, që ishte ngritur nga ish-roja e saj e sigurisë, Emani Ellis.

Ellis e akuzoi në vitin 2018, duke thënë se Cardi B e kishte pështyrë dhe i kishte thënë fjalë raciste, si dhe se e kishte goditur në faqe me thonj, duke i shkaktuar lëndime. Por Cardi B mohoi që të ketë pasur ndonjë përleshje fizike, duke thënë se në atë kohë ishte shtatzënë dhe se Ellis ishte më i madh fizikisht. Ajo tha se të dy kishin vetëm një debat verbal, pasi roja e sigurisë e kishte filmuar gjatë një vizite te mjeku, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë, Kulture gjë që Cardi e konsideroi si shkelje të privatësisë.

Një mjek që ndodhej në klinikën e mjekut të saj në Beverly Hills dëshmoi se nuk kishte parë ndonjë goditje ndaj rojës. Ellis e kishte ngritur padinë në vitin 2020.