KreuCelebrity

Telenovela bëhet "realitet": Hande Erçel ndahet nga biznesmeni turk, shkak nëna e partnerit?!

Telenovela bëhet "realitet": Hande Erçel ndahet nga

Një nga çiftet më të komentuar të showbizit turk, aktorja e dashur Hande Erçel dhe biznesmeni i njohur Hakan Sabancı, i kanë dhënë fund romancës së tyre pas tre vitesh së bashku.

Lajmi për ndarjen u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta jo vetëm për shkak të famës së tyre, por edhe për prapaskenën që, sipas burimeve turke, fshihet pas këtij vendimi.

Telenovela bëhet "realitet": Hande Erçel ndahet nga

Raportohet se arsyeja kryesore mund te jete mospëlqimi i nënës së Hakanit, Arzu Sabancı, e cila që nga fillimi nuk e ka miratuar lidhjen e të birit me aktoren. Sipas mediave turke, ajo ka ushtruar presion të vazhdueshëm mbi çiftin, duke krijuar tensione që me kalimin e kohës u bënë të pakapërcyeshme.

Në fund, kjo situatë çoi në ndarjen e një prej çifteve më të ndjekur të momentit në Turqi, duke lënë fansat të zhgënjyer dhe të habitur nga fundi i një historie dashurie që dukej premtuese.

Telenovela bëhet "realitet": Hande Erçel ndahet nga