KreuCelebrity

Prodhohet parfumi që mban erën e një foshnje të porsalindur!

 

 

Nga aromat e vështira për t’u kapur dhe “kameleonike” që përshtaten me lëkurën, deri te parfume konceptuale që synojnë të nuhasin si një bibliotekë apo një bar jazz-i, ekziston një seri e pafund e shisheve për t’u analizuar në Fragrantica. Por një aromë e re e krijuar nga startup-i japonez Scent Fest Co. mund të konsiderohet më radikale deri më tani: ajo synon të kapë aromën universalisht ngushëlluese të kokës së një foshnje të sapolindur.

E lançuar më 15 qershor, Poupon Pure pretendon të jetë parfumi i parë në botë që riprodhon shkencërisht aromën e një foshnje të sapolindur. Sipas Scent Fest, gjashtë vjet të të dhënave kërkimore u përdorën për të rikrijuar këtë aromë të ëmbël dhe të lehtë si pudër.

“Me rënien e lindshmërisë… ulja dhe eliminimi i ankthit dhe stresit të lidhur me shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve është bërë një çështje kryesore shoqërore,” shpjegoi Scent Fest në një deklaratë për shtyp. “Produkti ynë ngjall një ndjesi butësie për nënat dhe të gjithë ata që kujdesen për fëmijët.”