Donatella Versace është diskutuar shpesh me kalimin e kohës, duke përfshirë evolucionin e pamjes së saj.
Mbretëresha e modës italiane, ish-drejtoreshë krijuese dhe tani ambasadore e shtëpisë së modës Medusa, motra e të paharrueshmit Gianni Versace, është shfaqur në mediat sociale në javët e fundit duke u dukur më rrezatuese dhe më e bukur se kurrë.
Fytyra e stilistes duket e relaksuar, më natyrale dhe plot shkëlqim. Flokët e saj të gjatë mbeten bjonde, dhe në moshën shtatëdhjetë vjeçare, ajo tani është simboli i një bukurie të rizbuluar dhe të vetëdijshme. Sipas ekspertëve ky mund të jetë efekt i një lifting-u të thellë të fytyrës, mbushësve dermalë që përmirësojnë strukturën e nofullës dhe formën e mollëzave, ose trajtimeve për shtrëngimin e lëkurës siç janë mikrogjilpërat me radiofrekuencë.
Buzët e saj duken më të holla dhe më proporcionale, ashtu si vetullat e saj të harkuara. Sipas një artikulli të botuar në revistën britanike Daily Mail, kjo mund të ketë lejuar që efektet e trajtimeve kozmetike që ka përdorur në vitet e kaluara të zbehen. Efekti i përgjithshëm është një bukuri më pak artificiale dhe më harmonike, falë edhe kujdesit “më modern” të lëkurës.

