KreuCelebrity

Denise Richards: Ish bashkëshorti dhe familja e tij më shkatërruan shtëpinë!

Denise Richards: Ish bashkëshorti dhe familja e tij më


Denise Richards ka paraqitur prova me foto në mbështetje të pretendimeve të saj se ish-bashkëshorti, Aaron Phypers, dhe familja e tij ia shkatërruan shtëpinë në Calabasas.  Aktorja, e gjendur në mes divorci, ngriti një padi duke i kërkuar gjykatës të urdhëronte ish-burrin e saj dhe familjen e tij të lironin pronën ku ai jetonte me prindërit dhe të vëllanë.

Denise Richards: Ish bashkëshorti dhe familja e tij më

Në dokumentet që Richards ndau me People ishin të përfshira foto që tregonin gjendjen e shtëpisë kur ajo e vizitoi më 3 gusht për të marrë disa nga sendet e saj personale. “Aaroni, prindërit dhe vëllai i tij e kanë dëmtuar rëndë pronën dhe në shtëpi mbizotëron kaosi”, është shprehur ajo, teksa paraqiti si prove edhe një pjesë të dyshemesë së shkulur në njërën nga dhomat e gjumit, me kuti, rroba dhe letra të shpërndara përreth.

“U trondita nga gjendja e shtëpisë, duke pasur parasysh që nuk kisha jetuar atje për më shumë se dy vjet”, tha ajo. Richards pretendoi se Phypers nuk po paguan qira dhe se procedurat e dëbimit do të fillonin më 23 gusht. Ajo specifikoi se hyri në shtëpi më 3 gusht kur e dinte që Phypers nuk do të ishte aty, sepse kjo do të shkelte urdhrin e përkohshëm kufizues që ajo kishte kundër tij. Pas gjashtë vitesh martesë, më 7 korrik, Phypers dhe Richards paraqitën zyrtarisht kërkesën për divorc.