
TMZ zbulon nga një burim se French Montana u fejua gjatë Javës së Modës në Paris në qershor, pak pasi ai u shfaq në pistë. Zemrën ia ka rrëmbyer princesha e Dubait, Sheikha Mahra.
Të dy janë parë së bashku që nga tetori 2024, kudo, nga xhamitë, te restorantet luksoze në Dubai dhe Marok. Sheikha Mahra ka pasur një martesë të mëparshme me Sheikh Mana bin Mohammed bin Rashid bin Mana Al Maktoum, me të cilin ka një vajzë 15-muajshe.

Ajo shpalli ndarjen e tyre në korrik 2024 përmes një postimi të ashpër në Instagram, duke përdorur një gjuhë që ngjason me praktikën islame të ‘talaq trefish’, një metodë që lejon burrat myslimanë të divorcojnë gratë duke thënë fjalën “divorcohem” tre herë. Megjithëse ligjërisht kjo praktikë është e rezervuar vetëm për burrat, Sheikha Mahra e bëri të qartë se martesa e saj kishte përfunduar.
French Montana, i cili më parë është lidhur me emra si Khloe Kardashian, Iggy Azalea dhe Rubi Rose, nuk ka komentuar publikisht fejesën.


