I konsideruar një nga filmat më të bukur të kinematografisë italiane, “Gruaja më e bukur” që solli interpretimin e shkëlqyer të Ornela Muttit në moshë fare të re, tregon historinë e një 14 vjecareje të bukur që rebelohet ndaj të fejuarit mafioz, Vito Juvara dhe denoncon dhunën e saj, cka ngjall një skandal të paimagjinueshëm në fshatin e saj të vogël. Por ky nuk është thjesht një skenar i goditur: Në fakt, historia e filmit që la mbresa të mëdha në Itali por edhe Shqipëri, bazohet në jetën e Franca Violës.
Franca Viola është një figurë shumë e rëndësishme në historinë e grave në Itali. Ajo lindi në Siçili dhe në vitin 1965, kur ishte vetëm 17 vjeçe, u rrëmbye dhe u përdhunua nga një ish-i dashur, Filippo Melodia. Në atë kohë në Itali ekzistonte ligji i quajtur “martesa riparatrice”, sipas të cilit një burrë që përdhunonte një grua mund të shmangte ndjekjen penale nëse martohej me të — një formë legalizimi i dhunës.
Familja e saj, ndryshe nga shumë të tjera në atë kohë, vendosi ta mbështeste. Franca Viola refuzoi të martohej me përdhunuesin e saj, duke thyer një tabu të fortë shoqërore dhe ligjore. Vendimi i saj tronditi Italinë, por u bë një simbol i guximit dhe i të drejtave të grave.
Pas një procesi gjyqësor, Melodia u dënua me 11 vjet burg. Rasti i Frances kontribuoi fuqishëm në ndryshimin e ligjit dhe në përparimin e të drejtave të grave në Itali. Ajo mbeti një simbol i dinjitetit, guximit dhe refuzimit të padrejtësisë.



