KreuCelebrity

100 mijë dollarë ‘lifting’: Kris Jenner tregon hapur ndërhyrjet estetike, dhe ka një mesazh!

100 mijë dollarë ‘lifting’: Kris Jenner tregon hapur

Në një intervistë për Vogue Arabia, menaxherja e njohur e familjes Kardashian-Jenner, Kris Jenner, ka rrëfyer se i është nënshtruar një procedure të re estetike. Ajo ka bërë një facelift tek kirurgu i famshëm Dr. Steven M. Levine, i cilësuar shpesh si “maestro i facelift-it”, me çmime që nisin nga 45 mijë dollarë.

“Bëra një facelift rreth 15 vite më parë, ndaj mendova se kishte ardhur koha për një tjetër. Vendosa ta bëj sepse dua të jem versioni më i mirë i vetes, dhe kjo më bën të lumtur”, u shpreh Jenner. “Vetëm sepse plakesh, nuk do të thotë se duhet të heqësh dorë nga vetja”, shtoi ajo.

Sipas DailyMail, përveç ndërhyrjes estetike, 69-vjeçarja ka ndryshuar edhe garderobën për t’iu përshtatur trupit të saj të ri, duke humbur gjithashtu disa kilogramë. Megjithëse nuk e ka konfirmuar përdorimin e ndonjë medikamenti për rënien në peshë, fansat kanë spekuluar se ajo mund të ketë përdorur Ozempic, një ilaç i njohur që përdoret si për diabetin ashtu edhe për humbjen e peshës. Vetë Kris, megjithatë, ka deklaruar më herët se linjat e saj janë rezultat i një stili jetese aktiv dhe ushqimit të shëndetshëm.

Pamja e saj e re, e zbuluar në muajin maj, surprizoi fansat, të cilët komentuan se ajo “ngjan tmerrësisht shumë me vajzën e saj, Kim Kardashian”.

Në nëntor, Kris Jenner do të festojë 70-vjetorin, por ajo nuk ka ndërmend të ndalojë punën. “Nëna ime punoi deri në moshën 82-vjeçare, ndoshta do të shkoj edhe unë deri në 85”, tha menaxherja e njohur.