KreuCelebrity

Vajza e Gerta Hetes përfaqëson Shqipërinë, fiton Kampionatin Botëror të Notit për Të Rinjtë!

 

 

 

Prej disa kohësh Gerta Heta na ka zbuluar se vajza e saj Luna është një notare e shkëlqyer. Që në moshën 12 vjeçare, Luna ka fituar disa kampionate në not, duke e bërë mëse krenare të ëmën.

Ditën e djeshme Gerta na ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se vajza e saj, ka fituar kampionatin botëror për të rinj duke përfaqësuar Shqipërinë. Edhe pse ishte notarja me moshë më të vogël, prap Luna arriti të fitonte vendin e parë për veten, familjen dhe Shqipërinë. Në postimin e saj Gerta ka shkruar fjalët më të bukura për vajzën e saj:

 

Pjesëmarrja për herë të parë në një botëror për të rinj, megjithëse ndër më të voglat me moshë, përmendja e emrit të Lunës dhe Shqipërisë, na e çoi zemrën peshë. Nuk mund të ishim më shumë krenare për ty bija jonë. Flm për emocionet...

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gerta Heta (@gertaheta)

Moderatorja e martuar me futbollistin nga Kroacia, Matko Djarmati , është nënë e dy vajzave, Lunës dhe Mateas, dhe një nënë mjaft krenare madje, e me shumë të drejtë!