KreuCelebrity

Vdes në moshën 28-vjeçare ylli i TikTok-ut, Malik Taylor!

Vdes në moshën 28-vjeçare ylli i TikTok-ut, Malik Taylor!

Komuniteti i rrjeteve sociale është tronditur nga lajmi i papritur për vdekjen e yllit të TikTok-ut, Malik Taylor, në moshën vetëm 28-vjeçare.

Influenceri, i njohur për videot e tij parodike dhe komentet mbi kulturën pop, la pas një audiencë prej mbi 250 mijë ndjekësish që shpërthyen në dhimbje dhe mosbesim kur lajmi u bë publik.

Njoftimi erdhi nga vëllazëria e tij e biznesit Alpha Kappa Psi në Universitetin Shtetëror Austin Peay, ku Malik kishte qenë pjesë e klasës së vitit 2020, shkruan DailyMail.

Në deklaratën e tyre, miqtë dhe kolegët e tij e përshkruan si një person që “sillte gjithmonë të qeshura, gëzim dhe një buzëqeshje të ngrohtë që ndriçonte çdo dhomë ku hynte.” Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Vetëm një muaj më parë, Taylor kishte festuar ditëlindjen e 28-të, duke ironizuar në Instagram se kishte “mbijetuar klubin e 27-tave”.